BE heq nga qarkullimi bustinat e vogla të majonezit dhe ketchup-it

Bashkimi Evropian ka vendosur të ndalojë përdorimin e bustinave njëpërdorimshe që përdoren për salca, vaj, kripë dhe uthull në restorante, duke filluar nga gushti i vitit 2026, siç përcaktohet në PPWR (Regullorja për Paketimin dhe mbetjet e paketimit), e cila hyri në fuqi në janar të këtij viti.

Një ndryshim i vogël, por që do të sjellë shumë debat. 

Kjo rregullore vendos kërkesa për gjithë ciklin e jetës së paketimeve dhe përfshin masa dhe objektiva të rëndësishëm për reduktimin e mbetjeve të paketimit, përmirësimin e riciklueshmërisë dhe rritjen e përmbajtjes së materialeve të ricikluara, si dhe eliminimin gradual të substancave të rrezikshme dhe të dëmshme për mjedisin, siç është “plastika monouso”.

Qëllimi kryesor i PPWR është të ulë mbetjet e paketimit për frymë me 15% deri në vitin 2040, krahasuar me nivelin e vitit 2018.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.