BBV3/ Françeska rrëfen mes lotësh për buliminë: Mami dhe babi nuk e dinë

Miks Albania

Banorja e “Big Brother VIP3”, Françeska Murati, ka rrëfyer mbrëmë për buliminë, çrregullimin psikologjik të cilin e ka kaluar vite më parë, por që e ka vuajtur shumë.

Mes lotësh, Françeska ka treguar se nga komentet bullizuese urrente veten dhe ishte kjo që e detyroi atë që të binte pre e bulimisë.

“Ja kisha lejuar abuzuesve të më mbushnin mendjen që unë nuk kisha vlera. Familja nuk e dite. Kur u largova nga shkolla, aty kuptova që po abuzoja me veten time. I kam thënë vetes stop sepse mami dhe babi nuk e meritonin të kishin një vajzë të sëmurë. Bashkëshorti më ka dhënë një mbështetje të madhe. Mami dhe babai nuk e dinë, nuk kam dashur t’i rëndoj.

Nuk dua të më shohin në një mënyrë tjetër. Nuk e meritojnë tua shpërblej në këtë mënyrë, nuk mund ta mendoj sesa keq mund të ndihet mami. Do ketë gjithmonë njerëz që duan të na shtypin dhe nuk na duan, dashuria për mua ka shëruar shumë plagë”, rrëfeu Françeska Murati.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.