BBC: Zhduken dhjetëra fëmijë shqiptarë në Angli

BBC shkruan se pothuajse 20% e fëmijëve emigrantë të pashoqëruar nga Shqipëria këtë vit janë zhdukur në Kent të Britanisë.

Në shkrimin që mban autorësinë e gazetarit Simon Jones theksohet fakti se nuk ka asnjë gjurmë prej tyre që prej momentit që kur janë regjistruar nëpër zyrat e emigracionit në Angli.

BBC thekson se bëhet fjalë për fëmijë që nuk kanë mbushur 18 vjeç dhe që kanë hyrë në vend gjatë kohëve të fundit.

Sipas këtij lajmi, që prej tetorit 2022, autoritetet britanike kanë regjistruar 197 fëmijë shqiptarë që janë futur në vend, por nuk ka asnjë gjurmë për 39 prej tyre.

Përmes një komenti që shoqëron shkrimin, gazetari Jones shkruan:

“Për një autoritet vendor që merr rolin e kujdestarit të një fëmije, vetëm një fëmijë i zhdukur është shumë.

Për Këshillin e Qarkut Kent, të mos dihet se ku ndodheshin 39 nga fëmijët shqiptarë për të cilët ishte ngarkuar të kujdesej, duhet të jetë jashtëzakonisht shqetësuese.

Këshilli thotë se mund të jetë shumë e vështirë të parandalosh që disa fëmijë të largohen.

Ai po përpiqet të identifikojë në mënyrë proaktive ata që mund të jenë në rrezik shfrytëzimi dhe, kur të gjenden fëmijët e humbur, do të kryejë një përmbledhje për të parë nëse mund të nxirren mësime nga kjo.

Sigurisht që kjo qendër është ndjerë nën presion vitet e fundit për numrin e fëmijëve azilkërkues që i është kërkuar të marrë përsipër, ndonjëherë duke refuzuar të pranojë më, duke thënë se shërbimet ishin në pikën kulminante.

Tani, më shumë fëmijë të pashoqëruar po shpërndahen në të gjithë vendin. Por sfida e mbrojtjes së këtyre fëmijëve nga shfrytëzimi mundshëm mbetet shumë reale.

Më herët, BBC publikoi një  një lajm të bujshëm për zhdukjen e 39 fëmijëve shqiptarë që kanë kaluar kanalin e La Manshit gjatë muajve të fundit për në ishull. Në shkrim theksohet fakti se nuk ka asnjë gjurmë prej tyre që prej momentit që kur janë regjistruar nëpër zyrat e emigracionit në Angli.

BBC thekson se bëhet fjalë për fëmijë që nuk kanë mbushur 18 vjeç dhe që kanë hyrë në vend gjatë kohëve të fundit. Sipas këtij lajmi, që prej tetorit 2022, autoritetet britanike kanë regjistruar 197 fëmijë shqiptarë që janë futur në vend, por nuk ka asnjë gjurmë për 39 prej tyre.” 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.