Bashkëshortja e Julit ka dy pyetje për banorët: Çfarë ke me të mbathurat e burrit tim? 

Julian Deda është surprizuar nga Vëllai i Madh me rastin e ditës së dashuruarve. Gjatë spektaklit të së martës, në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” hyri bashkëshortja e tij, Armanda.

Pas takimit mjaft romantik, Armanda pati dy fjalë edhe për dy nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, me të cilët aktori i njohur ka pasur debate.

Ajo përmendi Egla Cenon dhe Meriton Mjekiqin, me të cilët ka mbetur e pakënaqur për mënyrën e komunikimit.

“Përpara se të ikja kisha dy fjalë, një për Eglën: Çfarë ke me mbathjet e burrit tim ti? Edhe e dyta për Meritonin: Çfarë ke me sytë e burrit tim ti?”, u shpreh bashkëshortja e Julit.

Si Egla ashtu edhe Meritoni e pritën me shaka dhe pozitivitet këtë gjë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.