Bashkëshorti masakron me thikë shqiptaren në Zvicër, ishte nënë e 4 fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër ku një shqiptare ka humbur jetën tragjikisht. Sipas mediave vendase mësohet se një 37-vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në qytetin Vevey pasi dyshohet se është vrarë nga partneri i saj.

Bashkëshorti i gruas, 42-vjeçari nga Kosova është paraqitur në stacionin e policisë duke pretenduar se kishte plagosur partenrën e tij. Pas kësaj, policia zvicerane kishte shkuar në banesën ku gjendej gruaja.

Pasi kishin hapur derën me dhunë, policia kishte gjetur viktimën e cila ishte goditur disa herë me thikë dhe kishte ndërruar jetë.

Partneri i saj i dyshuar për vrasjen u arrestua menjëherë nga policia e Bernës dhe iu dorëzua autoriteteve të Vaud për procedime të mëtejshme. Ndërkohë, mësohet se 37-vjeçarja ishtë nënë e katër fëmijëve.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.