56-vjeçarja Marjeta Karaj është vënë në pranga pasi akuzohet se 5 vite më parë organizoi vrasjen e një 61-vjeçari të identifikuar si Menduh Shaban Kurt-Deda, me të cilin punonte në një shoqatë. Por po ashtu, sipas “Top Channel”, të dy ishin edhe në një lidhje intime, ndaj edhe i kishte dhënë edhe një borxh 1 mln lekësh të reja i kushtoi jetën këtij të fundit në vitin 2017, të cilat ia kishte marrë Marjetës dhe nuk kishte mundur t’ia kthente.
Me ndihmën e të birit, 34-vjeçarit Besmir Karaj dhe një 39-vjeçari të identifikuar si Gazmir Ngota, në maj të vitit 2017, ata morën me forcë Menduh Kurt–Deda dhe e dogjën të gjallë në një pyll pranë Tiranës. 56-vjeçarja Marjeta Karaj dhe 39-vjeçari Gazmir Ngota tashmë janë ndaluar nga policia, ndërsa 34-vjeçari Besmir Karaj është shpallur në kërkim pasi ndodhet në Itali prej dy vitesh.