Banorët në Klinë i japin lamtumirën e fundit Faton Hajrizit

Miks Albania

Është përcjellur sot për në banesën e fundit 39-vjecari Faton Hajrizi, i cili u vra pak javë më parë nga policia serbe.

Ceremonia e varrimit u mbajt në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit morën pjesë edhe një numër i madh i qytetarëve.

Hajrizi, u vra nga policia serbe më 19 korrik, disa javë pasi ishte arratisur nga burgu në Kosovë, ku po vuante dënimin.

Dyshohet se ai vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër, në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.