Banorët e Bërxullës bllokojnë rrugën, përplasen me policinë: Mos më prek

Banorët e Bërxullës, tokat e të cilëve preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, kanë protestuar sërish sot, pasi nuk bien dakord me çmimin që u ofrohet për të kompensuar pronën e tyre.

Në shenjë protestë disa prej tyre kanë bllokuar rrugën që të çon në drejtim të Rinasit dhe janë përplasur me efektivët e policisë.

Policia ka tentuar që t’i largojë në mënyrë që të lirohet, por janë përballur me rezistencën e qytetarëve.

“Mos me prek”- dëgjohet të thotë një nga banoret, e cila kundërshton efektivët e policisë të cilët po tentojnë që t’i largojnë edhe me ndihmën e familjarëve të tyre.

Kujtojmë se banorët e Bërxullës janë ngritur disa herë në protestë. Më herët ato thanë se nuk janë kundër projektit, por problematika sipas tyre është te vlera e tokës dhe banesës.

Sipas banorëve, rrezikohen 20 banesa nga projekti dhe qeveria nuk ka një vendim për zhvendosjen e tyre.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.