Banorët e Bërxullës bllokojnë rrugën e Rinasit

Banorët e Bërxullës edhe sot kanë dalë në protestë. Shkak i ngritjes së vazhdueshme në protestë është bërë ndërtimi i rrugës Thumanë-Kashar, pjesë e autostradës Milot –Fier.

Me ndryshimin e projektit banorët shprehen se parashikohet të shemben 20 banesa të tjera. Ata kërkojnë që pronan e tyre të vlerësohen me çmimin e tregut.

Edhe sot protesta ka qenë e shoqëruar me tensione, ku disa gra kanë tentuar të bllokojnë rrugën e Rinasit. Ato shprehen të zhgënjyera dhe se shteti nuk po i dëgjon.

“Pse nuk vjen këtu Edi Rama se është edhe në kohë fushate. Të vij këtu të dëgjojë problemet tona. Edhe policia u lodh kanë shtatë muaj pas nesh. Nuk na e kanë fajin këta neve”, tha një banorë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.