Balla dhe Çuçi ndërrojnë vendet, ish-ministri bëhet kreu i grupit parlamentar socialist

Ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është prezantuar si kreu i grupit parlamentar të PS-së.

Emërimi i Çuçit në këtë pozicion erdhi gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste më 26 Korrik.

Dhe sot (4 shtator) deputetë socialistë i kanë dhënë “Ok”, duke miratuar Çuçin si kreun e grupit, para nisjes së sesionit të ri parlametar.

Çuçi ka mbajtur më herët postin e ministrit të Brendshëm, deri para pak ditësh, kur u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, pas ngjarjes në Fushë-Krujë, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan dy kushërinj të fisit Maja.

Në postin e ministrit të Brendshëm u emërua Taulant Balla, i cili më herët mbante postin e kreut të Grupit Parlamentar.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.