Elbasan/ Dhunuan 2 përmbarues gjyqësorë brenda hotelit të tyre, arrestohen babë e bir

Babë e bir janë arrestuar nga policia, pasi kanë dhunuar dy përmbaruesit gjyqësorë të cilët kishin shkuar në ambientet e hotelit të tyre në fshatin Mirakë të Elbasanit, për të sekuestruar pajisje të këtij hoteli.

Sipas uniformave blu bëhet fjalë për shhtetasit M. H., 50 vjeç dhe N. H., 24 vjeç (babë e bir), të dy banues në Elbasan.

2 përmbaruesit gjyqësorë, kishin shkuar në ambientet e hotelit të 2 shtetasve të arrestuar, për të sekuestruar pajisje të këtij hoteli, në zbatim të një vendimi civil të vitit 2014, të Gjykatës së Elbasanit, me objekt dëmshpërblimin e shtetasve të tjerë.

“Goditën me grushte 2 përmbarues gjyqësorë, të cilët iu kishin shkuar në ambientet e hotelit, për të ekzekutuar një vendim civil për dëmshpërblim, arrestohen menjëherë babë e bir.

Pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një hoteli në fshatin Mirakë, 2 shtetas kishin goditur me grushte, për shkak të detyrës, 2 përmbarues gjyqësorë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës.

Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit M. H., 50 vjeç dhe N. H., 24 vjeç (babë e bir), të dy banues në Elbasan, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, kanë goditur me grushte 2 përmbarues gjyqësorë, të cilët kishin shkuar në ambientet e hotelit të 2 shtetasve të arrestuar, për të sekuestruar pajisje të këtij hoteli, në zbatim të një vendimi civil të vitit 2014, të Gjykatës së Elbasanit, me objekt dëmshpërblimin e shtetasve të tjerë”, tha policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.