Babai i Elia Zaharisë dhunon Princ Lekën në sy të 3- vjeçares, ish- bashkëshorti i aktores përfundon në spital

Elia Zaharia

Princ Leka është sulmuar pasditen e 5 marsit nga ish- bashkeshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.

Burimet për media bëjnë me dije se Leka ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish- vjehrrit dhe me pas me dhunën fizike të tij.

Princ Leka është detyruar të largohet nga oborri mbretëror pas kërcënimeve verbale dhe fizike për të shmangur këtë moment të pakëndshëm që po ndodhte në sy të vajzes së tij 3 vjeçare. Menjeherë pas kësaj përplasje, Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje.

Gjithashtu Princi është paraqitur edhe ne ambientet e spitalit ‘Nënë Tereza’ për të marr ndihmën mjekësore shoqëruar dhe me kartën përkatëse. Pritet seanca gjyqësore për të marr një vendim në lidhje me këte çështje.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.