Baba Mondi del në bisedat “SKY”; ka përdorur “të fortët” për të grabitur prona

Kryegjyshi Bektashi, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, akuzohet për grabitje tokash, për falsifikime dokumentesh e pazare korruptive me zyrtarë të kthimit të pronave, drejtues bashkie, kadastre e gjyqtarë.

Denoncimi për përfshirjen e Baba Mondit, në krimin e grabitjes së pronave në emër të Gjyshatës së Shqipërisë, u vërtetua nga përgjimet e grupeve kriminale të dosjes “Metamorfoza 3” që ka zbardhur SPAK-u.

Sipas informacionit, emri i Baba Mondit, deri tani ka dalë te 42 komunikime të tyre në “SKY”, ku “të fortët” i thonë njeri-tjetrit, se “kanë marrë porosi nga Baba Mondi, për ca toka në Tiranë, Elbasan, Fier, Durrës, Vlorë, Sarandë, Lezhë e Shkodër.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.