Avioni i Spirit Airlines po i afrohej Port-au-Prince-it për t’u ulur në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit Haitian, kur u godit nga plumbat dhe pilotit iu desh të bënte një ndryshim emergjent kursi.
Ai përfundimisht u ul në Republikën Domenikane, siç u raportua fillimisht nga Miami Herald dhe më vonë u konfirmua nga linja ajrore.
Një nga plumbat ka plagosur një stjuardesë, fatmirësisht vetëm lehtë, sipas raportimit të gazetës, e cila citon një burim të mirëinformuar.