Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të dy personave është shënuar pak minuta më parë në rrugën e fshatit Smollik në Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh këtë fshat me Bulqizën dhe të plagosur kanë mbetur Jeton Tola 44 vjeç dhe Orgito Tola 18 vjeç.
Mësohet se mjeti ka përfunduar disa metra në greminë.
Të plagosurit janë nxjerrë nga makina me vështirësi për shkak të terrenit.
Mësohet se ata u transportuan në spitalin e Bulqizës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.