Autobusi u përplas me motorin, burrë e grua ndërrojnë jetë në spitalin e Shkodrës

Ndërrojnë jetë në Spitalin e Shkodrës çifti i bashkëshortëve që u aksidentuan një ditë më parë në aksin Shkodër-Koplik.

Ato po udhëtonin me motor dhe janë përplasur nga një autobus që kthehej nga Mali i Zi me dhjetëra qytetarë nga Lezha, të cilët ishin për vizitë turistike në shtetin fqinj.

Viktimat: 

Adem Sula – 84 vjeç

Sadije Sula – 80 vjeç

Si pasojë e përplasjes, ato kanë marrë dëmtime të shumta dhe nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve.

Policia po heton mbi rrethanat e aksidentit të rëndë me pasojë 2 viktima.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.