Autobusi i ‘Unazës’ përplaset me motorin, plagoset i mituri

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Tiranë. Policia bën me dije se një autobus i linjës së Unazës është përplasur me një motor në rrugën “Ferit Xhajko.

Si pasojë e ngjarjes i lënduar ka mbetur një i mitur 12 vjeç, pasagjer në motomjet.

I mituri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 02.07.2023, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.