Atentati me 4 viktima në Shkodër/ Zbulohen detaje, makina që u përdor nga atentatorët u vodh në Durrës 

Miks Albania

Zbardhen detaje nga masakra në Dobraç të Shkodrës, pak ditë më parë ku humbën jetën katër persona. 

Makina “Range Rover”, e përdorur nga atentatorët rezulton e vjedhur në Durrës më 17 prill të këtij viti. Raportohet se mjeti është vjedhur në lagjen 12 dhe ka qenë pronari në atë kohë që bëri denoncim në policinë e Durrësit. 

Kjo e dhënë është përftuar nga grupi hetimor pas krahasimit që i është bere numrit të shasisë, në automjetin që u djeg në fshatin Golem. 

Nga atentati në Shkodër ndodhi më 30 tetor në Dobraç, ku mbetën të vrarë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, që ishin shënjestër dhe çifti Bashkim e Flutura Basha. 

Çifti i bashkëshortëve të pafajshëm mbetën të vrarë, pasi makina ku ndodheshin Lici dhe Bushati humbi kontrollin gjatë atentati dhe u përplas me motorin ku po udhëtonte çifti Basha. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.