Atentat në Tiranë, vritet me armë një 28 vjeçar

Të shtëna me armë janë regjistruar pak pas mesnate në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Xhamllikut, ndersa viktimë ka mbetur një 28 vjecar i identifikuar si Klajdi Prendi.

Mësohet se Prendi është dërguar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka shoqëruar disa persona, si dëshmitarë okularë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.