Një ngjarje e rëndë ndodhi në Rinas këtë të martë, 11 nëntor. Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur rëndë nga një atentat me armë zjarri. Raportohet se, viktima është Gilmando Dani.
“Nga komunikimet e fundit personi që është qëlluar dhe ka mbetur viktimë e kësaj ngjarjeje të rëndë, sipas burimeve pranë grupit hetimor është Gilmando Dani”, raportoi.
Siç duket edhe nga këto pamje, viktima ka qenë duke lëvizur në një makinë të bardhë. Disa kalimtarë të rastit, por edhe policë kanë shkuar në ndihmë për të hapur mjetin.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në pranë aeroportit të Rinasit dhe për momentin nuk ka detaje të tjera. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
