Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Frosinine të Italisë.
Persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri ndaj katër shqiptarëve. Njëri prej tyre humbi jetën nga të shtënat, ndërsa tre mbetën të plagsur.
Siç raportojnë mediat italiane, atentati ka ndodhur rreth orës 19:30 në lokalin Shake in via Aldo Moro, në zonën tregtare të Frosinone.
Grupi me katër shqiptarët ishin ulur në lokal, kur autorët qëlluan me armë zjarri ndaj tyre. Për fat të keq nga të shtënat njëri prej katër shqiptarëve ndërroi jetës, ndërsa tre bashkatdhetarët e tij po marrin ndihmë mjekësore në spital.