Artan Hoxha: “Kur thashë se jam nga ‘Kolumbia e Europës’, e kuptuan menjëherë se jam shqiptar”

“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, ku tashmë ka nisur dhe sezonin e dytë me po të njëjtët moderator Romeo dhe Donald Veshaj.

I ftuar në pjesën e parë të emisionit të mbrëmjes së sotme ishte një nga gazetarët e njohur investigativ, Artan Hoxha, për të folur më shumë rreth profesionit të tij dhe për të ndarë me ne më shumë të reja.

Gjatë intervistës, Artan si rrallëherë ka folur për punën e tij investigative në botë e krimit duke zbuluar situata të pazakonta që i kanë ndodhur, ku na treguar detaje që nuk i dinim rreth bashkëpunimit të policisë me krimin e organizuar.

Së fundmi, Artan Hoxha ka vizituar Kolumbinë, çfarë i ra më së shumti në sy atje gazetarit?
Si mund të mos shkoja unë në vendlindjen e Escobar-it. Nuk e dija që kishim kaq shumë gjëra që ngjasonin me ne, populli, gjaknxehtësia, hakmerreshin kur ‘i bije në qafë’, kishin kode të ngjashme me ne. Edhe atje ambasadori amerikan vendoste, jo qeveria. Përdornin masivisht marijuanë por ishte cilësi e dobët. Kur më pyetën nga jam, i thashë nga një vend që cilësohet si ‘Kolumbia e Europës’, më thanë direkt je shqiptar. Kishim një dallim shumë të madh, ata kishin kartelë, ne nuk kemi kartelë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.