Arrestoi Metën, SPAK cakton masën “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin 

Miks Albania

Pas arrestimit të Ilir Metës, mësohet se për ish-kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” nga SPAK. 

Ndërkohë ish-bashkëshorti i saj, ish-Presidenti Ilir Meta është arrestuar mesditën e sotme , me urdhër të SPAK. 

Kujtojmë se deputetja Monika Kryemadhi ishte në qershor para hetuesve të SPAK ku dha shpjegime mbi një hetim të SPAK në lidhje me një pagesë për lobim në SHBA, disa pagesa për ndërhyrje kirurgjikale dhe verifikimin pasuror. 

Për të njëjtën dosje është pyetur edhe nëna e deputetes, teksa janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e saj. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.