Arrestohet Fredi Beleri, kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri, është arrestuar nga policia pak pas mesnate në një lokal në Himarë.

Momenti i arrestimit është kapur nga kamerat e sigurisë së lokalit. Sipas informacioneve, Beleri është arrestuar si i dyshuar për shit-blreje votash. Mësohet se ai është dërguar në Vlorë ku edhe po kryhen veprimet procedurale.

Beleri akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe sipas nenit 328 të kushtetutës ai rrezikon deri në 5 vjet burg. Mësohet se bashkë me Fredi Belerin në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, avokati i tij dhe një nga anëtarët e shtabit elektoral.

Kujtojmë që arrestimi i Belerit vjen vetëm pak orë nga zgjedhjet e 14 majit. Ai pritej të mbante sot edhe takimin përmbyllës të fushatës. Beleri është përballur me kritika ditët e fundit për një deklaratë të bërë për median greke Protothema, ku fliste për një program për helenizimin e Himarës.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.