Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e turpshme të shënuar në Tiranë, ku një farmacist jo vetëm shiste ilace aborti kontrabandë, por edhe ka ngacmuar seksualisht klienten.
Policia njofton se është arrestuar famacisti, shtetasi H. R., 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Kujtojmë që në emisionin “Stop” u publikua rasti me kamer të fshehtë ku një grua kërkonte ilaçe aborti pa recentë. Farmaisti me disa telefonata mundi të gjente ilaçin, ndërsa ka ngacmuar seksualisht klinten. Miëpo nga policia farmacisti nuk akuzohet për ngacmim seksual.
Njoftimi i policisë së Tiranë
Në lidhje me rastin e transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, që bënte fjalë për një shtetas (farmacist) që tregtonte barna të kontrabanduara, ju sqarojmë se:
Shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit që shfaqet në video.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan shtetasin:
– H. R., 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.