Arrestohet drejtuesi i Prokurosisë së Vlorës, SPAK sekuestron disa dosje

Miks Albania

Kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zaraka, u arrestua mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK.

Bëhet me dije se kryeprokurori i Vlorës Zarka rezulton të jetë përdorures i aplikacionit të kriptuar Sky ECC.

Dyshohet se Zarka të jetë përdorues i katër kodeve të aplikacionit SKY ECC, ku ka dyshime nga ana e prokurorisë që të ketë pasur bisedime për favorizime dhe vepra të tjera, për të cilët prokurorët kanë evidentuar rolet e të përfshirëve.

Po ashtu, mëngjesin e sotëm është arrestuar edhe ish-oficerja e Krimeve të Rënda Eriona Dautaj, si dhe avokatët Radovan Ccela dhe Astrit Vladi.

Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u konfirmua në detyrë në qershor 2024 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.