Arrestohet 50-vjeçari në Peqin, i dehur dhunoi dy infermiere

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë të Elbasanit pasi ka goditur dy infermiere. Mësohet se është arrestuar K. S., 50 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

50-vjeçari është dërguar nga familjarët e tij, në spitalin e Peqinit, për shkak të problemeve shëndetësore. Por në gjendje të dehur, ai ka goditur dy infermieret që po i jepnin ndihmë mjekësore, si dhe ka dëmtuar xhamat e spitalit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.