Një 31-vjeçare është arrestuar në kryeqytet, pasi duke drejtuar mjetin nën efektin e drogës dhe në sens të kundërt, ka përplasur 3 mjete të parkuara dhe më pas ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasja me inicialet A.O., 31 vjeçe.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen me iniciale A. O., 31 vjeçe, banuese në tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike dhe në sens të kundërt me lëvizjen, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ka goditur tre automjete të parkuara, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga”, njofton policia.
Materialet i kaluan prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.