Arrestohet 27-vjeçari në Dibër për trafikim droge, nën hetim 5 të tjerë

Miks Albania

Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Bulqizë-Tiranë pasi në automjet iu gjet një sasi kanabisi të ndarë në doza. Ndërkohë vijon hetimi për pasagjerët që udhëtonin me 27-vjeçarin për veprën penale “Moskallzimi i krimit”. 

Po ashtu nisi procedimi penal për shtetasin E.B., 37-vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde narkotike kokaine. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.