Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili posedonte një armë zjarri me qëllim shitjen.
Gjithashtu për “moskallëzim krimi” është arrestuar edhe 24-vjeçar që shoqëronte të riun.
Gjatë operacionit “Suspend 1” u arrestuan shtetasit D. N., 21 vjeç dhe A. S., 24 vjeç, të dy banues në Fier.
Gjatë kontrollit fizik të 21-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë.