Një javë pas ngjarjes makabre që tronditi Matin ku disa persona morën peng 23 vjeçarin Renis Dobra dhe pasi e torturuan e mbytën dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, policia ka arritur të zbardhë totalisht ngjarjen dhe të vërë në pranga dy nga autorët.
Nëpërmjet kamerave të sigurisë policia ka zbardhur gjithë dinamikën. Katër persona kanë marrë pjesë në rrëmbimin dhe vrasjen e të riut.
Sipas policisë autorët janë Petrit Çakërriallias Hoxhaj, dhe tre vëllezërit Fatjon, Kristi e Aleksandër Bushgjokaj.
