Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për ish-zyrtaren e lartë Alda Klosi.
Trupi gjykues, në seancën e sotme gjyqësore, ka dhënë masën “Arrest me burg” për Klosin, e cila akuzohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë para oficerëve të policisë.
Mësohet se vetë Klosi nuk ishte e pranishme në seancë pasi është e shtruar në spital për shkak të problemeve kardiake.