Vajza e ish- kryeministrit të Shqipërisë, Argita Malltezi u paraqit në SPAK.
Malltezi është kallëzuar në SPAK pas deklaratave publike se gjyqtarja Irena Gjoka që kishte në dorë çështjen e babait të saj, është e korruptuar e ka marrë 500 mijë euro.
Ka qenë vetë gjyqtarja, ajo që i kërkoi SPAK të hetojë deklarimet e Argita Malltezit.
Pas 30 minutash, e bija e kryetarit të PD, Sali Berisha, tha se SPAK është shndërruar në muze turpi.
“Isha thirrur në funksion të çështjes 193 të vitit 2024. Mesa duket gjyqtarja Irena Maneku, Gjoka, ka kërkuar të hetohet për kallëzim të rremë ndaj meje dhe SPAK ka hapur procedim. Në një tentativë që duart të lajnë fytyrat që nuk mund të lahen, çdo tentativë për të mbyllur gojën e oponencës është një tentativë për të nxjerrë institucionet publike nga kontrolli publik, tentativë që do të dështojë. Kjo godinë shumë shpejt do të kthehet në një muze të turpit të kapjes së drejtësisë”, tha Argita Malltezi.