Ardit Gjebrea ndan momentin special të Andresës me të birin

Andresa Ambrosio ose ashtu si të gjithë shqiptarët e njohin, “Andresa e Telebingos”, në fillim të këtij viti u bë nënë për herë të parë.

Së fundmi ajo ka pagëzuar djalin e saj, Rafael-in në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Ardit Gjebrea i cili ka marrë pjesë në ceremoni.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, moderatori ka publikuar një foto ng momenti i pagëzimit, ku Andresa shihet aq sa e gëzuar dhe e emocionuar.

“Rafael u pagëzua dhe mami i tij ishte më e lumtura në botë, duke e ndarë me ne gëzimin e saj”, shkruan Arditi. Kujtojmë që Andresa e solli në jetë djalin e saj më 24 janar 2023.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.