Ardi Veliu largohet nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Ardi Veliu do të largohet nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Sipas burimeve për mediat bëhet me dije se Veliu ka zhvilluar sot një mbledhje me vartësit e tij, të cilëve u ka bërë me dije largimin e tij nga AMP.

Kujtojmë se në këtë post Ardi Veliu ka zëvendësuar Muhamet Rrumbullakun, teksa më parë Veliu ka mbajtur poste të rëndësishme si ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, si dhe si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.