Pasi tërmeti i shkatërroi banesën, Shpresa Guçes vajza e saj e divorcuar dhe 2 mbesat e vogla enden sa në një çadër sa në kontejner, por në 3 vite kurrë nuk gjetën një strehë të ngrohtë. 4 frymë jetojnë në kushte të tmerrshme në një kontenier 9 metra katrore.
Premtimet kanë qenë të shumta se fati i Shpresës dhe familjes ë saj do të ndryshonte, por edhe pse ka trokitur shpesh herë në derën e Bashkisë, 4 familjarët vijojnë të kenë strehë këtë kontenier të akullt dhe aspak të sigurt për dimrin e tretë të ftohtë që do të duhet të jetojnë. Pavarësisht zhgënjimeve të njëpasnjëshme që ka përjetuar, Shpresa mbetet te një dritë jeshile për jetën e saj dhe mbesave. Me lutje të përsëritura gruaja kërkon që të ketë një fat më të mirë për 2 vogëlushet që nuk e kuptojnë pse jeta po tregohet kaq e ashpër me to. “Ja kjo është jetesa ime, nuk e di ça shtet është ky, a ka shpirt? A ka zemër?”, shprehet ajo.