Apeli i GJKKO nuk ndryshon masat e sigurisë ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhi

miksnews.al

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka marrë vendimin në lidhje me masat e sigurisë për ish-Presidentin Ilir Meta dhe deputeten Monika Kryemadhi.

Sipas njoftimit, Gjykata bën me dije se ka konfirmuar masën ‘detyrim paraqitje’ për Monika Kryemadhin dhe masën ‘arrest në burg’ për Ilir Metën.

Njoftimi i Gjykatës: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më datë 19.11.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim I.M. dhe M.K., me objekt:

“Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 130, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar, të verifikuar me vendimin nr. 130, datë 23.10.2024 të së njëjtës gjykatë, për pjesën e ankimuar nga personat nën hetim I.M. dhe J.K.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.