Anna Oxa në televizionin italian: Askush nuk e di, por unë jam shqiptare

Në episodin e fundit të Domenica In me Mara Venier, në Rai ka qenë e ftuar këngëtarja Anna Oxa. Ajo foli për veten, transformimet, marrëdhënien e saj me muzikën dhe origjinën.

Gjatë intervistës, Venier i rrëfen asaj se kur e kishte lajmëruar se do ta kishte të ftuar, shumë i thanë se do të ishte e vështirë ta intervistonte: “Jam mësuar me këtë muhabet vulgar”, thotë këngëtarja që më pas shfrytëzon rastin për të shtuar një detaj për jetën e saj që pak e dinë:

“Askush nuk e di që kam lindur në një familje në Bari, babai im është shqiptar, pasi në kohën kur ishte Konventa e Gjenevës, unë nuk mund të isha italiane, isha dhe jam shqiptar dhe është një gjë e rëndësishme, sepse jeta intensive që kisha ishte ajo e një të huaji në Itali”.

Anna Oxa prej vitesh jeton larg botës së zhurmshme të qyteteve të mëdha.

“Jetoj në mal, në natyrë të vertetë, e rrethuar me maja e pemë”. Një zgjedhje që prezantuesja Mara Venier e cilësoi si drastike, por që këngëtarja e korrigjoi menjëherë:

“Për mua ishte e natyrshme ta bëja këtë, nëse nuk do ta kisha bërë këtë, do t’ia kisha hequr vetes natyrën time të vërtetë dhe do t’ua kisha hequr njerëzve këtë muzikë që vjen nga gjetkë, ka një lidhje, një vertikalitet që të bashkon në këtë dimension, ti mbledh atë gjithçka, e bart brenda vetes dhe e transferon këtë gjë që po ndodh, që po ndodh. Ishte e natyrshme të ndiqja këtë rrugë, as që më duhej të zgjidhja, ishte ajo, pavarësisht se sa mund të kushtonte. Por kështu duhet të jetë një artist.”, shtoi kënëtarja.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.