Altin Dumani është zgjedhur kreu i ri i SPAK

Është zgjedhur këtë të premte si kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Altin Dumani fitoi garën  me 5 vota pro përballë dy kandidatëve të tjerë, Edvin Kondili që mori 4 vota dhe Adnan Xholin që mori vetëm 1 votë

Dumani vjen në këtë post për të zëvendësuar Arben Krajën i cili mbajti detyrën si kreu i SPAK për tre vite.

Ai ka pasur një mbështetje nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila dëshironte Dumanin në krye të institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë.

Altin Dumani do të drejtojë SPAK me një mandat prej tre vitesh.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.