Alibeaj-Berishës: Të heqim të gjithë këtë urrejtje

Në përfundim të mbledhjes me strukturat e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi që të largohet urrejtja dhe mesazhet e përçarjes.

“Ajo që u thashë, është që të heqim të gjithë këtë urrejtje apo sinjale të përçarjes që jepen. Qëndrimi i PD sot është që të dalim me një kandidat unik, fitues bazuar në vlerat që kjo parti ka pasur. Unë kam bërë pesë herë kërkesë që vendimi të përshpejtohej në interes të demokratëve. Ky vendim që nuk është gjë tjetër veçse vazhdim i asaj gjendje që ishte. Nuk kam fituar unë jo, askush nuk ka fituar”, tha Alibeaj.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.