Në këto zgjedhje, Enkelejd Alibeaj thotë se Partia Demokratike është vënë në agresion të trefishtë nga trinomi Rama-Berisha-Meta.
“Bashkë, në marrëveshje me njëri-tjetrin. Kjo trini e pashenjtë, Rama-Berisha-Meta, po e vijon sulmin që e nisën të tre së bashku ndaj Partisë Demokratike një vit e gjysmë më parë. Sulm i mirëkordinuar nga të tre. Haptazi dhe fshehurazi. Me media dhe para. Me kërcënime e me shantazhe.”
Arsyen e këtij sulmi, Alibeaj e ndau edhe me mbështetësit e tij të degës 11 në Laprakë, të cilët i ftoi që në 14 Maj të votojnë Roland Bejkon.
“Kërkon të zhdukë Partinë Demokratike, kërkon të zhdukë dhe atë që mbetet prej saj, ta marrë e ta bashkojë me foltoristët që i shkojnë nga pas, të gënjyer ose të lidhur me interesa korruptive me Sali Berishën, për ta përdorur si bunker antiamerikan në Shqipëri”.
Për Alibeajn, çdo votë për Berishën, shkon për pazarin e radhës të Ilir Metajt, siç e quan ai ish-Presidentin.
“Parti të rithemeluar me Ilir Metën e 2013-ës që ka përçudnuar edhe vet simbolet e demokratëve. Ke shkuar te shtëpia e pazarxhinjve politikë dhe thjesht dhe vetëm ke pranuar pazarin politik. Në aleancën Meta dhe Berisha, ka vetëm vend për gjeste anti-politike, anti-qytetare dhe anti-qesharake”.
Ndërsa kandidati Roland Bejko prezantoi programin e tij për kryeqytetin, që sipas tij i jep frymëmarrje frymëmarrje turizmit, bujqësisë, arsimit e kulturës.