Alarm për bombë në shkollat e Tiranës! Mesazhi: Do t’ju mbytim me gjak!

Mëngjesin e kësaj të premteje, një email ka mbërritur në disa shkolla të Tiranës, përmbajtja e të cilit ka terrorizuar jo pak institucionet arsimore, pasi të kujton të ashtuquajturin Shtetin Islamik. 

Email-i lajmëronte se në shkollë kishte një bombë, duke vënë në lëvizje policinë, të cilët pas shumë kontrolleve, dolën në përfundimin se ishte një alarm fals. 

Dyshohet se bëhet fjalë për një sulm kibernetik, ndaj autoritetet po punojnë për të gjetur personin që ka dërguar email-in në fjalë. 

‘Ka një bombë në shkollë. Ne gjithmonë kemi pritur ditën kur mund të zbresim në qytet dhe të mos fshehim fytyrat tona. Do të vijë dita kur imazhet tona në kokat tona do të bëhen forca shkatërruese e realitetit që do të ndjeni në këto mure. Gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla. Ne do të prerë qafën e tyre. Armiqtë e Allahut do t’i shtrembërojnë veprimet tona. Sheriati nuk i ndaj jobesimtarët në ndërluftues dhe paqësor. Thashë: O i dërguari i Allahut kuajt tanë shkelën mbi gratë dhe fëmijët e idhujtarëve. Ai tha: Ata Janë nga baballarët e tyre. Fëmijët dhe gratë do të vriten vetëm nëse na pengojnë. Ne do t’ju shkatërrojmë në rrugë. Kamionët tanë janë të mbushur me eksploziv. Ata do t’ju shkatërrojnë në sheshet kryesore si në Nice. Dhe ai do t’i presë turmat me thika. Ata do të hyjnë në ju dhe do të hedhim veten në erë. Ne do t’ju mbytim në gjak’, – shkruhej në email.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.