Akuzohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 59-vjeçari në Maliq

Miks Albania

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Maliqit.

Sipas uniformave blu mësohet se një 59-vjeçar është vënë në pranga nga Policia, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 59 vjeç.

Sipas informacioneve zyrtare, ndaj tij rëndon dyshimi se ka kryer ngacmim seksual ndaj një 12-vjeçareje”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.