Akuza për shpërdorim detyre/ Gjykata e Lartë lë në burg Vangjush Dakon

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e arrestit në burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Mësohet se Gjykata refuzoi rekursin e Dakos për një masë më të lehtë sigurisë. Ndërkohë ish-kryebashkiaku i Durrësit mbahet në qeli prej muajit qershor, pasi akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre.

Kujtojmë se Dako u arrestua më 6  qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.