Policia ka arrestuar këtë të hëne shkaktarin e aksidentit të një ditë me parë në patos ku humbi jetën punonjësi i policisë Agron Saba.
Në pranga ka rënë 27-vjetari Geraldo Haxhiaj për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Aksidenti i rëndë ndodhi në orën 21 e 35 të mbrëmjes së të dielës në aksin rrugor “Patos-Fier”.
Automjeti tip “opel” që drejtohej nga Agron Saba ,punonjës policie në patos, u përplas me “benz-in” e 27-vjeçarit. Efektivi i policisë ndërroi jetë në vendngjarje.