Aksidentoi për vdekje një person në aksin Elbasan-Peqin, policia arreston 23-vjeçarin  

Miks Albania

Një 69-vjeçar ndërroi jetë pasi u përplas nga një automjet ditën e mërkurë në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”. 

Policia bën të ditur se për këtë ngjarje është arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. P., 23 vjeç. 

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. P., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin Rr. Gj., 69 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital”, njofton policia. 

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.