Aksidenti tragjik te TEG-u, prindërit e 23-vjeçares jetonin jashtë shtetit, e reja kishte mbaruar për Gazetari

Sikela Perroj, 23 vjeç, ishte një nga viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në afërsi të TEG-ut.

Mësohet se 23-vjeçarja ishte nga Shalësi i Cërrikut dhe jetonte në Tiranë. Perroj kishte mbaruar shkollën për Gazetari, ndërkohë prindërit e të resë mësohet se jetonin jashtë.

Erisilda Abedini, 22-vjeçe, banuese ne Tirane dhe Sikela Përroj, 23-vjeçe, banuese në Tiranë, ishin dy viktimat e tjera të aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmë në Tiranë.

Dy të rejat gjatë momentit të aksidentit ndodheshin në mjet me 20 vjeçarin Klevis Ruçaj, shoferi i Äudit”që shkaktoi aksidentin.

Ruçaj humbi jetën pas disa orësh në spital për shkak të plagëve të marra, ndërkohë dy vajzat, njëra vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetra teksa ishte duke u transportuar për në spital.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku Audi luksoz model A8 ka dalë nga rruga, ka çarë hekurat e rrethrrotullimit pranë TEG dhe ka rënë në autostradën poshtë tij, ku ka aksidentuar një mjet tjetër. Tre personat që ndodheshin në të janë plagosur dhe ndodhen në spital.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.