Aksidenti tragjik në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve, mes të plagosurve edhe fëmijë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 08:00 në aksin “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, ku u përfshinë dy automjete me drejtues shtetasit F. L. dhe P. F.

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën çifti i bashkëshortëve, Petrit dhe Elona Florini 53 vjeç dhe 45 vjeç.

Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar edhe tre pasagjerë që ndodheshin në automjetin tjetër, konkretisht bashkëshortja e drejtuesit F. L. dhe dy fëmijët e tyre të mitur, të moshës 6 dhe 2 vjeç. Sipas mjekëve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.