Aksidenti tragjik në Kurbin, këta janë dy personat që humbën jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fushë Kuqe të Kurbinit rreth orës 14:00, ku dy persona humbën jetën.

Bëhet me dije se zetori me të cilin udhëtonin Ismajl Ismaili 60-vjeç, dhe Gjin Muhaj 21-vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, për pasojë dy personat kanë humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarim e rrethanave të aksidentit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.