Kujtim dhe Murat Istrefi janë dy nga përsonat që ndërruan jetë në aksidentin e rrugës së Arbrit këtë të mërkurë.
Personi i tretë që ndërroi jetë është një grua e identifikuar si Lulzime Istrefi, gjithashtu dyshohet se është e të njëjtës familje.
Katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Të plagosur kanë mbetur Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi, Firuze Istrefi 56 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka qenë duke u futur në rrugë dhe një tjetër ka ardhur nga Maqellara duke i goditur në mes.
Burime thonë se në mjetin tip benz 240 udhëtonte një familje e cila kishte qenë për një vizitë në Gjoricë.